Bruksel, Eurostat: Paga minimale në Greqi ulet 14 për qind

Bota

eurostatGreqia është i vetmi vend i Bashkimit Europian ku paga minimale nominale bruto u ul në vitin 2015 në raport me 2008-n, nga 794 në 684 euro, domethënë me 14 për qind, sipas të dhënave të Eurostat-it që u publikuan në Bruksel.

Përsa u përket vendeve të tjera që kishin memorandume, në Portugali paga minimale u rrit me 19 për qind (nga 497 në 589 euro) dhe në Irlandë qëndroi konstante në 462 euro për të njëjtën periudhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, Bundestagu miratoi sot me një maxhorancë të dukshme zgjatjen e ndihmës financare për Greqinë./

ME TE LEXUARAT