Shkreli: Basha dha leje ndërtimi të paligjshme. Bashkia: Rama keqpërdor këshilltarin për shpifje

Politikë

shkreliKëshilltari i Kryeministrit për Zhvillimin e Territorit, Artan Shkreli akuzoi sot Bashkinë e Tiranës pasditen e së dielës për nisjen e një ndërtimi i të paligjshëm. Ai ka thënë se me këto ndërtime zoti Basha ka vrarë çdo lloj ekspertize në bashki.

“Kemi lajmëruar edhe më parë se ndërhyrjet që Basha po bën në zonat më sensitive të kryeqytetit janë ndërhyrje me karakter destruktiv. Kryeqyteti humb një tjetër vilë në “Rrugën e Elbasanit”, e cila nuk është e para. Kjo vilë humbet për t’i hapur rrugë një ndërtimi 11-katësh, i cili ndërtohet në një zonë me një sensibilitet të madh për sa i përket institucioneve arsimore dhe edukuese të vendit. Ky ndërtim ndodhet midis shkollës së mesme të “Gjuhëve të Huaja” dhe Shtëpisë së Fëmijës nga ana tjetër, duke e varrosur atë përfundimisht. Kjo tregon se zoti Basha, i cili është një kryetar i avulluar i Bashkisë së Tiranës, ka vrarë çdo lloj ekspertize në bashki, aq sa nuk gjenet një teknik i vetëm që ti tregojë atij që kjo ndërtesë nuk bën as për trashëgiminë e qytetit, as për mësuesit, as për qytetarët e Tiranës”, është shprehur Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit për Zhvillimin e Territorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas denoncimit të Artan Shkrelit, me anë të një njoftimi për shtyp, ka reaguar Bashkia e Tiranës, duke e quajtur atë bashkë-arkitekti i betonizimit të Tiranës.

“I shumë përdoruri sekser dhe i keqpërdoruri serial i ish-kryebashkiakut Rama, zuri vendin e dallëndyshes së korrupsionit përmbarues dhe krimeve të tjera ndaj qytetarëve, për të cilat po afron dita e gjykimit. Përgjigjen ndaj këtyre shpifjeve banale dhe faktet e plota Bashkia Tiranë i bëri publike dje. Ndaj sot, kjo karikaturë pseudointelektuale e Ramës dhe kohërave më të trishta të Tiranës meriton vetëm sentencën proverbiale që qytetarët e Tiranës i vunë si epitaf keqqeverisjes korruptive dhe klienteliste dhe masakrës urbane të Ramës. Edikaturisti, edikaturoi një edikaturë edikteristike", mbyllet reagimi i Bashkisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT