Kufoma u gjet në breg të detit në Zvërnec, ja kush është ‘biznesmeni’ i vrarë në Vlorë

Aktualitet

Identifikohet viktima e gjetur ne breg te detit në ditët e para të marsit, në zonen e Zvërnecit.

Ne ate zone rreth nje muaj me pare u gjet i vdekur një person, i cili një ditë më parë eshte identifikuar.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai u identifikua si shtetasi Loni Isai, 32-vjeç i njohur edhe si Luan Isai, dhe ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes, për të cilat thuhet se ende po hetohet.

Kufoma u gjet e mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar nga peshkatarë të zonës. Ata teksa kishin dalë si çdo ditë konstatuan diçka të cuditshme, pastaj zbuluan kufomën dhe njoftuan policinë.

Nga te dhenat e para te autopsise ka rezultuar se viktima ka nje shenje te dukshme plage ne pjesen e kurrizit.

Pikerisht bazuar ne kete fakt policia po heton ne pisten e vrasjes se mundshme te 32-vjecarit.

Per kete aresye gjate dites ne Vlore jane marre ne pyetje nje sere deshmitaresh ndersa jane shoqeruar ne polici edhe disa persona me dijeni te mundshme per krimin.

ME TE LEXUARAT