Arrestohet shqiptari, pronar lokali në Bolonja të Italisë

Aktualitet

itali-policia15Policia italiane njoftoi se ka arrestuar sot shqiptarin me inicialet E.B 31 vjeç i njohur me pseudonimin “Massimo”, pronar i klubit të natës “Blade Runner” në qytetin e Bolonjës në Itali.

Akuza qe ka sjelle arrestimin e tij është shfrytëzim prostitucioni e mashtrim fiskal. Edhe pse formalisht “Massimo” nuk rezultonte pronar i klubit të natës, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar të kundërtën.

Shqiptari E.H zotëronte tërë aktivitetin financiar të këtij klubi me perfitim ekonomik dhjetra mijëra euro në muaj duke e regjistruar lokalin në formën e një shoqërie kulturore pa qëllim përfitimi.

Hetimet e policisë kanë zbuluar gjithashtu se brenda ambienteve të klubit të natës “Blade Runner”, shqiptari 31-vjeçar administronte fshehurazi aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 15 vajza që alternoheshin me turne pune çdo natë, ofronin për klientët raporte seksuale në dhoma të ngritura enkas për këtë qëllim.

Policia ka thene se 15 vajzat, të gjitha me kombësi të huaj, shumica e të cilave me origjinë rumune e nga Afrika e Veriut, përfitonin 50 % të parave të përfituara nga çdo raport i tyre seksual me klientët si dhe 10% për çdo pije të konsumuar nga ata.

Klubi i natës “Blade Runner” mbante dikur emrin “Bunga Bunga”, një lokal i frekuentuar kryesisht nga shqiptarë kundrejt një tesere anëtarësimi.

Sipas policisë italiane ky lokal në bazë të dëshmive të klientëve ishte gjithashtu një vend trafikimi i kokainës.

Kjo lëndë narkotike u ofrohej lehtësisht klientëve kundrejt kërkesës e pagesës.

Për të mos rënë në sytë e policisë italiane e evituar kotrollet, shqiptari “Massimo” kishte urdhëruar moskapërcimin e shumës së 1000 eurove të konsumuar çdo natë nga çdo klient i lokalit.

Hetimi i policisë italiane ndaj klubit të natës “Blade Runner” në Bolonja erdhi si rezultat i denoncimit të një prej vajzave, viktimë e aktivitetit ilegal të prostitucionit.

Nën arrest janë vënë dhe personi M.C 52 vjeç, formalisht President i shoqërisë kulturore, italiani G.M, 43 vjeç Sekretar i shoqërisë, por me detyrë reale kontrollin e klientëve që mbushnin lokalin, arkëtarin P.P 66 vjeç e taksistin P.S 67 vjeç që shoqëronte vajzat dhe në shtëpitë e klientëve.

ME TE LEXUARAT