Llalla apel nga Korça: Të gjithë institucionet bashkë kundër krimit

Aktualitet

Adriatik_Llalla_0111Kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar këtë të enjte analizën vjetore të prokurorive në nivel Apeli të mbajtur në Korçë.

Në fokus të fjalimit të Llallës ka qenë bashkëpunimi mes institucioneve, një nevojë kjo jetike, sipas tij, për të arritur sukses në luftën kundër krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit konstatohet një numër i lartë mosfillimesh dhe pezullimesh. Këto raste kanë shtuar ndjeshëm ngarkesën e punës në Prokurori. Për të menaxhuar si duhet ngarkesën e punës, si edhe për të mos trajtuar rastet që dukshëm nuk përmbajnë elementë të veprës penale, ju nxis që të zhvilloni analiza periodike me institucionet e tjera ligjzbatuese. Vetëm në këtë mënyrë, duke diskutuar paraprakisht çdo aspekt të rasteve, prokuroria do të ketë më shumë mundësi të ulë ngarkesën e tepërt dhe të rrisë efektivitetin.

Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga prokurorët këtu, por edhe në të gjithë Shqipërinë, për të shtuar ritmin e punës hetimore.

Ne jemi në dijeni të problematikës me Policinë Shkencore dhe kemi diskutuar me strukturat përkatëse për të përmirësuar punën e atij sektori.

Po ashtu, besoj se kemi plotësuar nevojat me burime njerëzore në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit. Pra, ne jemi në dijeni të nevojave tuaja dhe kemi marrë masat për plotësimin e tyre.

Në vijim do të kërkohen rezultate më të larta nga ana Juaj.Në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit konstatohet një numër i lartë mosfillimesh dhe pezullimesh.

Këto raste kanë shtuar ndjeshëm ngarkesën e punës në Prokurori. Për të menaxhuar si duhet ngarkesën e punës, si edhe për të mos trajtuar rastet që dukshëm nuk përmbajnë elementë të veprës penale, ju nxis që të zhvilloni analiza periodike me institucionet e tjera ligjzbatuese. Vetëm në këtë mënyrë, duke diskutuar paraprakisht çdo aspekt të rasteve, prokuroria do të ketë më shumë mundësi të ulë ngarkesën e tepërt dhe të rrisë efektivitetin.

Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga prokurorët këtu, por edhe në të gjithë Shqipërinë, për të shtuar ritmin e punës hetimore. Ne jemi në dijeni të problematikës me Policinë Shkencore dhe kemi diskutuar me strukturat përkatëse për të përmirësuar punën e atij sektori. Po ashtu, besoj se kemi plotësuar nevojat me burime njerëzore në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit. Pra, ne jemi në dijeni të nevojave tuaja dhe kemi marrë masat për plotësimin e tyre. Në vijim do të kërkohen rezultate më të larta nga ana Juaj", tha kryeprokurori Llalla.

”.

ME TE LEXUARAT