Largimi nga Barcelona, Lionel Messi: Ja vendimi përfundimtar

Sport

messi2015Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shfrytëzuar rastin që pas fitores kundër Atletico Madridit (3:1), të shpjegojë marrëdhëniet me Luis Enriquen.

Ai fillimisht u shpreh i lumtur për fitoren e arritur kundër skuadrës së Diego Simeones. "E kishim të qartë se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe që do të përcaktonte të ardhmen tonë. Që kur trajner i Atleticos është emëruar Diego Simeone, gjithmonë ka qenë e komplikuar të luash ndaj tyre. 11-metërshi? Nuk ishte ndërhyrje e parregullt. Deri në atë moment ata nuk i ishin afruar zonës sonë", ka thënë Messi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas argjentinasi jep versionin e tij për gjithçka është thënë në media, për marrëdhëniet me trajnerin dhe futbollistë të tjerë që janë larguar nga Barcelona.

"Çfarë s'është thënë për mua dhe më vjen mirë që kam rastin të them versionin tim. Nuk është e vërtetë që marrëdhëniet e mia me trajnerin janë të tensionuara. Është shkruar se kam pasur marrëdhënie të këqija me Guardiolën, me Ibrahimovicin etj. Nuk kam denjuar as t'i komentoj këto gjëra dhe nuk do ta bëja kurrë. Ka njerëz që duan të na bëjnë keq duke shpifur dhe këto sulme nuk vijnë nga Madridi, por nga këtu, te Barcelona, dhe kjo më dhemb. Jam i lodhur nga gjithë këto gjëra që janë thënë dhe po thuhen edhe në këto momente. Me konsiderojnë si një person që drejton klubin, por nuk është kështu. Unë nuk ndikoj te vendimet e klubit dhe nuk dëshiroj të largohem te Chelsea dhe Manchester City. Njerëzit duhet ta dinë se gjithçka thuhet është gënjeshtër", ka theksuar Messi.

ME TE LEXUARAT