Zelensky kritikon ashpër liderët perëndimorë: Ju intereson vetëm ekonomia juaj

Bota

Zelensky kritikon ashpër liderët perëndimorë: Ju intereson

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar kritika të ashpra ndaj liderëve perëndimorë gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman, i cili po zhvillohet virtualisht.

Zelensky tha se ndërsa forcat ruse po mblidheshin në kufirin ukrainas përpara pushtimit, udhëheqësit perëndimorë vepruan shumë ngadalë dhe nuk bënë aq sa duhej për të penguar Rusinë.

“Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia,” i tha Zelensky liderëve perëndimorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera Zelensky kritikoi hezitimin për ta lënë Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, duke thënë se “nuk ka vend për ne në këtë tryezë”.

Tani ka një “mur” në Evropë midis lirisë dhe mungesës së lirisë, tha ai, shkruan Skynews.

Presidenti ukrainas i kërkoi Gjermanisë të ndërhyjë me një rol udhëheqës dhe t’i japë fund luftës.

ME TE LEXUARAT