10 libra që s’mund t’i lini pa lexuar

Soft

libraNë internet mund të gjeni informacione pafund, artikuj apo shkrime komplekse. Por asgjë nuk e zëvendëson ndjesinë që të japin librat klasikë dhe idetë që qarkullojnë dhe trashëgohen nga brezi në brez. Dhjetë librat e poshtëshënuar janë të mbushur me pasion, ju frymëzojnë dhe ju bëjnë që ta perceptoni botën në një formë tjetër. Të gjithë duhet t’i lexojnë këta libra:

“Siddhartha” nga Hermann Hesse

Një histori e fuqishme mbi rëndësinë e eksperiencave jetësore, pasi ato lidhen ngushtë me qasjen ndaj realitetit dhe rilindjes. Njihet botërisht për idenë që përcjell se një qeveri mbikëqyr çdo lëvizje, duke përdorur taktika për të manipuluar qytetarët dhe popullsinë. Gjithashtu, do të kuptoni më shumë mbi termin “Vëllai i madh”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“To kill a mockingbird” nga Harper Lee

Kjo histori trajton çështjen aq të debatuar të racizmit dhe të shtresave ekonomike të vitit 1933, përmes zhvillimit të një çështjeje gjyqësore ku një burrë me ngjyrë akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur me ngjyrë të bardhë. Një histori që përcjell një mesazh të thellë mbi luftën për drejtësi dhe atë kundër racizmit.

“A clockwork orange” nga Anthony Burgess

Një vështrim mbi kulturën e çmendur të të rinjve, që arrin të përcjellë një mesazh për jetën e adoleshentëve të çorientuar. Ky roman do t’ju lërë pa fjalë, do t’ju emocionojë dhe shqetësojë.

“From whom the bell tolls” nga Ernest Hemingway

Një histori e shkurtër dhe e fuqishme mbi vdekjen, ideologjinë dhe brutalitetin e luftës.

“War and peace” nga Leon Tolstoi

Një mjeshtëri kaq të madhe, as vetë Tolstoi nuk mund ta përshkruante si një roman të thjeshtë. Historia zhvillohet në shoqërinë ruse gjatë epokës së Napoleonit dhe na paraqet personazhe si: Andrei, Pierri dhe Natasha, si dhe tragjedinë që lidh jetët e tyre.

“The rights of man” nga Tom Pain

Shkruar gjatë revolucionit francez, ky libër ishte i pari që prezantoi konceptin e të drejtave të njeriut nga pikëpamja e demokracisë.

“Kontrata sociale” nga Jean Jacques Rousseau

Një citim nga libri thotë: “njeriu ka lindur i lirë dhe është kudo i lidhur”. Kjo thënie përmbledh pozicionin e librit mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut brenda një shoqërie.

“Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez

Ky roman nuk është një histori konvencionale, por përdor një gjuhë tjetër për të portretizuar mesazhin e qartë të rëndësisë së kujtesës në historinë kulturore.

“The Wisdom of the desert” nga Thomas Merton

Një koleksion i mendimeve dhe refleksioneve që të japin një pikëpamje të re mbi jetën e thjeshtë, dedikuar një fuqie me të madhe se njerëzimi.

“The wind in the willows” nga Kenneth Graham

Cilësuar si një nga librat me të mirë për fëmijë, ky tregim i shkurtër do t’ju ndihmojë të vlerësoni edhe gjërat më të thjeshta në jetë. Brenda ka mister, aventurë dhe mësime mbi moralin.

ME TE LEXUARAT