I marrin flakë rrobat, vdes në flakë gruaja në Lezhë

Aktualitet

ambulanca-maqedonNjë grua e moshuar ka gjetur vdekjen pasi ka marre djegie duke u ngrohur pranë sobës me dru në banesën e saj. Viktima është Lula Pjetri 82 vjeç nga fshati Kallmet.

Viktima ishte duke u ngrohur pranë sobës me dru kur rrobat e saj morën flakë. Lula Pjetrit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar për shkak të djegieve të shumta që kishte pësuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja 82-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Sipas korrespondentit tonë Julian Hila, gruaja e moshuar jetonte vetëm në shtëpi dhe në momentin e ngjarjes nuk kishte pranë asnjë njeri.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Tiranës.

ME TE LEXUARAT