Lefter Maliqi mesazh Bashës pas moskandidimit: Përgjegjësinë e humbjes e mban ti

Aktualitet

lefPërmes disa komenteve në profilin tij në Facebook, Lefter Maliqi shprehet se përgjegjësit për humbjet apo vlerësimet për fitoret janë të atyre që drejtojnë.

“Nuk më vjen aspak keq për vete pasi jam mësuar me sfida, por më vjen keq për ju që kërkonit ndryshim dhe dinjitet,pasi mua më interesojnë gjurmët të cilat i dhashë në Komunën Otllak si më e madhja e qarkut Berat ku u asfaltua çdo cep,u ndryshua çdo gjë,u ndihmuan familjet në nevojë, jo vetëm në komunë, por dhe në Berat,vizita,aktivitete,kontakte të shumta. Por ju siguroj që detyrimi im ndaj jush është më i madh sesa juaji ndaj meje,përulem përpara jush dhe do punojmë së bashku për të mirën e përbashkët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Mua më intereson të shoh përpara për të mirën e përbashkët, përgjegjësit për humbjet apo vlerësimet për fitoret aty ku mendojnë, janë të atyre që drejtojnë. Ne do bëjmë të pamundurën për të arritur rezultate në të mirë të votuesve që na mbështesin dhe votojnë me zemer larg çdo pazari të lidhur me krimin dhe blerjen e votave”, thekson Maliqi.

Pavarësisht rezervave ndaj qëndrimit që mbajti Basha, Maliqi nuk harron nderet që i ka bërë atij Berisha.

Ndaj Doktor Berishës i kam dhënë vlerësimet më të mira dhe mirënjohjen për çdo mbështetje që më ka dhënë dhe do t’i jem gjithë kohës. Mirënjohje për liderin dhe gjithë strukturat e PD në rrethin Berat që më propozuan në mënyrë unanime si më i votuari. Pengesat janë pjesë e jetës, aq më shumë e politikës,sfidat vazhdojnë,koha është e çmuar,mirënjohje ndaj mbështetësve të shumtë të majtë dhe të djathtë është virtyt i çmuar! Çdo lodhje, kontribut, energji, investim dhe gjurmë ngelet”, shprehet më tej Maliqi

ME TE LEXUARAT