Lavrov: Dialogu i drejtpërdrejtë e zgjidh problemin në Ukrainë

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri-i-Jashtëm-rus-Sergei-LavrovNjë dialog i drejtpërdrejtë, sipas ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, është i nevojshëm për zgjidhjen e situatës në Ukrainë. Komentet e Lavrov u bënë sot në Pekin të Kinës, gjatë një konference të tij të përbashkët me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi dhe me homologun indian, Sushma Swaraj.

“Ajo që është e nevojshme (për zgjidhjen e krizës në Ukrainë), unë e theksoj edhe njëherë se është një dialog i drejtpërdrejtë. Ne do të punojmë në mënyrë të vazhdueshme për ta mbështetur atë dhe ne si një vend që bashkëpunon me Grupin e Kontaktit dhe si fqinjë të Ukrainës, ne mund të bëjmë shumë për ta mbështetur ekonominë e ukrainës, natyrisht edhe si një vend anëtar i OSBE-së”, ka thënë Lavrov.

Ai tha se e ka shprehur mirnohjen e Kremilinit në drejtim të Kinës dhe Indisë, për mirëkuptimin që këto dy vende kanë shfaqur ndaj Rusisë në lidhje me nevojën e gjetjes së një zgjidhje për krizën në Ukrainë.

ME TE LEXUARAT