Tsipras betohet mbi Kushtetutë, i pari kryeministër grek që shmang Biblën

Bota

tsipras2015Kreu i opozitës së majtë greke Aleksis Tsipras bëri betimin këtë të hënë para Presidentit, duke u mandatuar për formimin e Qeverise së re të Greqisë. Tsipras është betuar mbi Kushtetutë, por nuk është betuar mbi bibël dhe në prezencën e kryepeshkopit, duke u konsideruar si një betim politik.

Kabineti i ri qeveritar, pritet të jetë i reduktuar me vetëm 10 ministri. Greket e Pavarur, nje parti e djathte qe ende kerkon identitetin e saj mdis qendres dhe ekstremit te ketij spektri flitet se do te marrë Ministrinë e Mbrojtjes per te perforcuar dhe pozicionimet e tyre te rrepta ne çeshtjet kombetare si marredheniet me Turqinë, Shkupin, çështjen qipriote apo politiken e emigracionit ku mund te preken edhe emigrantet shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vend kryesor ne Qeveri, si zëvendëskryeminister mund te kete nje prej emrave me te fuqishem te fushes se financave, Janis Dragasakis qe do te udheheqe edhe negocimet me huadhenesit.

Disa prej specialsiteve ne kete fushë propozohen per postet e ministrive te Financave dhe te Zhvillimit, si Janis Varufakis Dragasakis apo Janis Milios.

Me interes pritet edhe Ministria e Drejtesise, qe mbulon edhe burgjet greke,te mos harrojme Syriza ka kritikuar shpeshhere sistemin penitenciar dhe ka kerkuar permiresimin e tij .

Per postin e Ministrise se Jashtme degjohet emri i nje profesori te shquar te politikave nderkombetare dhe te marredhenive ndershtetore ne universitetin e Pireut, Nikos Kotzias dhe ketu do te jete interesante politika e jashtme e Greqise,e cila tradicionalisht nuk ka ndryshuar, por ardhja e nje partie te ketij spektri mund te sjelle ndryshime dhe ketu flasim jo vetem per diplomacine greke ne pergjithesi, por edhe per marredheniet per sa i takon Shqiperise.

Fitorja e një ditë më parë e bën Tsipras, si të parin kryeministër grek që i përket së majtës, por edhe që ka një moshe kaq të re në këtë detyrë.

Tsipras, pas fitores deklaroi se ‘ne mundem Greqine e oligarkeve’, ndersa Kryeministri Samaras tha se po dorezojne nje Greqi anetare te BE-se dhe shpresojme qe te gjitha arritjet e siguruar te ruhen nga Qeveria e re.

ME TE LEXUARAT