Islamistët liruan 200 kurdë që i mbanin peng

Bota

myslimanLuftëtarët islamikë në Siri kanë liruar së paku 200 burra kurdë në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Obesrvatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka thënë se këta burra ishin ndaluar nga një grup militant që ka lidhje me Frontin Al Nusra, një degë kjo e Al Kaidës në Siri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Idris Nassan, zyrtar nga kantoni i Kobanit, siç transmeton rel, ka thënë se këta persona janë marrë peng më 5 prill derisa udhëtonin nga qyteza Afrin për në Aleppo apo Damask.

Newaf Khalil, zëdhënës i Partisë Unioni Demokratik Kurd ka thënë se burrat kanë qenë duke udhëtuar me pesë autobusë kur janë ndaluar në një pikë kontrolli në një fshat afër Idlibit, rajon që pjesërisht kontrollohet nga Fronti Al Nusra.

Militantët kanë lejuar gratë dhe fëmijët që ta vazhdojnë udhëtimin, por i kanë ndaluar burrat.

ME TE LEXUARAT