Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshet e Tiranës

Aktualitet

kurbanBesimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e së hënës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e shtruar enkas për këtë ditë, besimtarët kryen ritualin e faljes.

Kreret e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bruçaj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

ME TE LEXUARAT