Incidentet gjatë ndeshjes Kukësi-Partizani, arrestohen disa tifozë, në hetim 6 të tjerë

Aktualitet

policia-shtetitPolicia ka arrestuar disa persona dhe ka nisur ndjekjen penale per disa shtetas te tjere te akuzuar per incidentet e ndodhura gjate ndeshjes Kukesi - Partizani.

Burimet zyrtare kane thene se më datë 18.04.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit, 1-Ardit Firza, 25 vjeç, banues në Kukës, 2-Mergen Sulmataj, 19 vjeç, banues në Kukës, dhe filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit, 1-G.D, 19 vjeç, banues në Tiranë, 2-A.G, 17 vjeç, banues në Kukës, 3-M.K, 23 vjeç, banues në Kukës, 4- E.K, 20 vjeç, banues në Kukës, 5-I.M, 32 vjeç, banues në Kukës, 6-J.B, 24 vjeç, banues në Kukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

POlicia ka bere me dije se hetimi ndaj tyre ka nisur sepse gjatë kohës që ka qënë duke u zhvilluar ndeshja e futbollit mes skuadrave Kukësi - Partizani, kanë shkatërruar dhe dëmtuar disa nga stola të stadiumit dhe më pas i kanë hedhur ato në fushë.

"Keta shtetas, gjithashtu nuk u janë bindur urdhrave të ligjshëm të punonjësve të policisë", theksohet nga burimet zyrtare.

ME TE LEXUARAT