Ministria e Brendshme reagon sërish: Nis nga Rinasi kthimi në punë i sistemit TIMS

Aktualitet

Ministria e Brendshme reagon sërish: Nis nga Rinasi kthimi në
Pak orë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" u komunikua menyra se si do procedohej ne mungesë të sistemit TIMS, sistem ky përgjegjës per shërbimet doganore në vendin tonë.

Sistemi ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik. Sulmi në Rinas ka ndodhur në mesnatë, ndërsa dyshohej se të dhënat e sistemit TIMS të jenë marrë.

Ministria e Brendshme, reagon serish duke njoftuar qytetarët rreth rinisjes së punës me sistemin përkates, TIMS:

"Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare."

Gjithashtu shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare

ME TE LEXUARAT