Muzeu i përgjimeve, Kryeministri Rama: Hapja e dosjeve të regjimit sipas modelit gjerman

Aktualitet

rama-tv-francezKryeministri  Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit për hapjen e muzeut të përgjimeve, “Shtëpia e Gjetheve” ne Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se ky muze është një ballafaqim me të shkuarën, që nuk duhet të kthehet më, ndërsa theksoi se në funksion të kësaj është edhe hapja e dosjeve të regjimit e cila do të bëhet përmes një proçesi të hapur dhe të drejtpërdrejtë, sipas një modeli të suksesshëm Gjerman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Ekzekutivit gjithashtu falenderoi Kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, i cili ka ndihmuar në realizimin e këtij projekti muzeal, pasi godina në fjalë ka qenë në pronësi të SHISH.

“Kjo godinë pasi të merrej për t’u kthyer në një godinë muze, për inerci ka qenë nën kontrollin e SHISH dhe pse prej shumëvitesh nuk përdorej”, tha Rama.

Godina ka qenë e pajisur me teknologjinë më të lart të kohës, bëri të ditur Rama.muzeu

“Më ka suprizuar fakti se, të pyetur për zhvillimin e projektit edhe pse Shqipëria e kohës ishte larg të qenit një fuqi e standardeve të larta teknologjike, në këtë godinë, ka pasur pajisjet më të sofistikuara për kohën, të cilët gjatë dekadave, janë ndërruar, duke i zëvendësuar me pajisjet më të reja të asaj kohe, të marra nga perëndimi kapitalist me të cilin kjo godinë luftonte”, vijoi Rama, duke shtuar se regjimi nuk i kursente parat për të qenë në lartësinë e teknologjisë së kohës në funksion të përgjimit të jetës së tjetrit.

Po ashtu, Rama tha se kjo godinë dhe historia e saj të kujtojnë filmin e vjetër dedikuar vuajtjes së Gjermanisë Lindore gjatë luftës së ftohtë.

“Kjo godinë e të shkuarës shqiptare të sjellë ndërmend filmin,”Jeta e të tjerëve”, film që ka bërë bujë të madhe. Është një film rënqethës, tha Rama, pasi tregon për jetën reale të Gjermanisë Lindore, në vitet e rënda të ndarjes nga muri i Berlinit dhe mua më pëlqen ta sjellë këtu këtë shembull, pasi sot ne s’po bëjmë as më shumë e as më pak, por po nxjerrim në dritë atë çfarë kemi trashëguar nga pjesa e errët e historise sonë, pikerisht atë që Gjermania ka bërë që pas shembjes së Murit”, tha kryeministri Rama.

Lidhur me ballafaqimin me të shkuarën Rama bëri të ditur se projekti vijon. “Kryeqyteti ka një strukturë të pazbuluar të tuneleve të nëndheshme që ishin pjesë e strukturës së shërbimeve sekrete. Dhe në fund projekti do prezantohet si muzeu i vrimave, përmes të cilave mund të penetrohet në infrastrukturën fizike. Do përbëjnë një hartë të mirëfilltë muzeale duke nisur nga qendra e Tiranës dhe duke vazhduar në zona të caktuara në nëndheun e Tiranës, për të prekur pastaj pjesën e pallatit antiatomik të regjimit dhe për tu shtrirë në formën e një rrjete merimange siç ishte gjithë struktura e ndërtuar nga Shërbimi Sekret në Shqipëri, të cilin gjeneratat e reja do e njohin si infrastrukturë fizike dhe psikologjike të së shkuarës”, u shpreh Rama.Shtepia-me-gjethe

 

ME TE LEXUARAT