Kryebashkiaku Basha: Qeveria bllokoi Tiranën qëllimisht

Politikë

lulzim-basha2Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka marrë pjesë për nisjen e projektit për rehabilitimin e rrugëns “5 Maj” dhe rrugës “Luçie Miloti” në njësinë administrative, nr 4 në Tiranë .

Basha dha një prononcim për mediat kur u shpreh se “shpërdorimi i fondeve të shqiptarëve me palma të shtrenjta, shpërdorimi i parave të shqiptarve për të hequr e vënë shtylla elektrike është një krim i rëndë në çdo kohë e në vecanti në këtë kohë krize që vjen nga rritja e taksave e cmimit të energjise nga rritja e cmimit të karburanteve nga qeveria Rama”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, ky projekt do të punësoj gjatë ekzekutimit të tij dhjetëra qytetarë të Tiranës dhe në përfundim të tij, do t’i ofrojë një cilësi të re jetës së banorëve të kryeqytetit.

“Ne kemi realizuar deri më sot investime për kundër bllokimeve dhe policisë që përdor si uligane për të ndaluar investimet tona të ligjshme. Kemi përfunduar afro 200 objekte të ndryshme rrugë, trotuare, sheshe, shkolla dhe shumë të tjera i kemi në proces, por ndërkohë që prej qershorit të viti të kaluar, qeveria në mënyrë të paligjshme bllokon investimet e reja të qytetit të Tiranës”, tha Basha.

Ndërsa, interesit të mediave per investimet e reja ne Tiranë, Basha iu përgjigj se “mbi 86 projekte që janë gati, mbahen peng nga ish-kryetari i bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri Edi Rama që për 11 vite nuk i shtroi këto rrugë. Por tashmë ka shansin që të mos pengojë një Bashki që punon dy-tre fish më shumë se kur ishte ai kryebashkiak. Siç pengoi bulevardin, terminalin, parkimet, ashtu pengon edhe investimet për qytetarët e Tiranës, cilësinë e jetës së qytetarëve, investimet që hapin vende pune. Kam bindje që qytetarët e Tiranës do të dinë t’i përgjigjen këtij bllokimi me votën e tyre”.

ME TE LEXUARAT