Gjykata e Apelit shpëton Kostandin Xhuvanin nga "burgu i përjetshëm"

Aktualitet

kostandin-xhuvani2014Kostandin Xhuvani do të vazhdojë të vuajë dënimin me 35 vite burg për akuzën e vrasjes së katër personave.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve mbrojtës të Xhuvanit të cilët kërkuan që i pandehuri të kishte një masë më të lehtë dënimi duke ulur vitet e burgut të dhëna nga Gjykata e Shkallës së parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupi gjykues e ka gjetur këtë kerkesë të pambështetur në ligj. Ngjarja për të cilën u dënua Xhuvani ndodhi nëntorin e vitit 2014 në lokalin “Grand” në Rrugën e Elbasanit, Tiranë.

Me vendimin e dhene nga gjykata e Apelit, djali i ish-deputetes se PS, i ka shpetuar ne kete menyre denimit me burg te perjetshem.

Prokuroria kerkoi kete denim ndaj Xhuvanit, duke argumentuar se nuk duhej pranuar kerkesa e tij per gjykim te shkurtuar cka i mundesoi te akuzuarit uljen e nje te tretes se denimit.

Sipas vendimit te gjykates,  Xhuvani u deklarua i fajshëm për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Enea Xhajit, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe Xhanpaolo Azzolo, si dhe për “armbajtje pa leje”. “Në zbatim te Nenit 406/1 të Kodit Proçedures Penale, gjykata zevendesoi dënimin me burgim të perjetshem, me nje dënim të vetëm perfundimtar me 35 vjet burgim.

ME TE LEXUARAT