Sekretari Amerikan uron Pavarësinë: Kosovë, SHBA do t’ju mbështesë gjithmonë

Kosovë&Rajon

Sekretari Amerikan i shtetit Rex Tillerson uron Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Tillerson është shprehur se SHBA, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, ka theksuar se Kosova do të ketë mbështetjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe në rrugën për përforcimin e Pavarësisë.

“Kosova , në këto 10 vjet ka treguar mature dhe vendosmëri”- shkruan Tillerson bashkangjitur urimit për shtetin e Kosovës.

Deklarata e plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara, i uroj Kosovës dhe qytetarëve të saj, 10-vjetorin e pavarësisë, si një komb sovran. Në një dekadë që nga pavarësia, Kosova ka treguar vendosmëri për t’u bërë një shtet më stabil, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin qytetarët e Kosovës, të cilët punojnë në fuqizimin e institucioneve demokratike e multientike, në rritjen ekonomike si dhe në forcimin e sundimit të ligjit, në rrugën drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare. U uroj qytetarëve të Kosovës një të ardhme të mbushur me paqe dhe prosperitet

ME TE LEXUARAT