Liria ekonomike, PD: Taksat dhe korrupsioni e zbresin Shqipërinë pas 5 vitesh në renditje

Politikë

pdPartia Demokratike deklaroi sot se Raporti i Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, hedhin poshtë propagandën e qeverisë.

Sipas PD, ekonomia shqiptare po vuan nga asfiksia që ka sjellë rritja e taksave, korrupsioni e klientelizmi. Shqipëria ka rënë me 7.5 pikë në lirinë për të hapur biznes dhe me 5 pikë në lirinë për të investuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Propaganda e fryrë dhe boshe e qeverisë për gjendjen e ekonomisë shqiptare është diskredituar edhe një herë sot kur “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, raportuan rënien për herë të parë të Shqipërisë pas 5 vitesh në aspektin e lirisë ekonomike, për shkak të rritjes së taksave dhe korrupsionit, çka ka përkeqësuar mundësinë për të investuar dhe ka zhytur në krizë ekonominë shqiptare”, tha sot përfaqësuesi i PD-së, Mateo Spaho.

“Renditja e Shqipërisë në krahasim me vitin e kaluar është përkeqësuar me 9 pozicione”, theksoi Spaho.

Sipas tij, “qeveria ka rritur tatimin mbi të ardhurat personale deri në 23% dhe mbi fitimin deri në 15%, por ajo nuk ia ka dalë të rrisë të ardhurat buxhetore, çka është dëshmi e informalitetit dhe korrupsionit. Me qeverinë Rama-Meta duhen 200 ditë për të filluar një biznes. Qeveria ndërhyn përmes klientelës dhe korrupsionit në çmimet e brendshme, duke dëmtuar konkurencën e lirë, duke kontribuar në krizën ekonomike”.

ME TE LEXUARAT