Berisha: Komunizmi në Shqipëri, eksperiment tragjik

Politikë

berriKonferenca “Shqipëria dhe Europa 25 vjet pas rënies së Komunizmit” ka bërë bashkë Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kreun e demokratëve Sali Berisha.

“25 vjet më parë Shqipëria ishte një vend jashtë hapësirës europiane, perëndimore, një vend që në statistika krahasohej me Ugandën dhe Angolën. Por, statistikat masnin të ardhurat për frymë, prodhimin e brendshëm, nuk masnin dot pasojat katastrofale në mendjen e shqiptarëve të izolimit të thellë 45-vjeçarë. Sado që të rikthehesh dhe të mendosh atë përiudhë do të gjesh se në rast se komunizmi ishte eksperimenti më tragjik që njerëzimi ka bërë, Shqipëria mjerisht ishte laboratori i këtij eksperimeti. E them këtë sepse në asnjë vend tjetër si në Shqipëri nuk ekzistoi një monizëm si ai”, theksoi Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, në këtë laborator shqiptarët ishin jo vetëm populli më i varfër në të cilën krahas buregjeve, një megaburg rëndonte qënien e tyre.

“Për dekada mbi 40% e popullisë vuajti nga uria dhe pasojat fatale të saj.Përveç këtyre në vitin 1990 shqiptarët jashtë Shqipërisë përjetonin një pushtim të egër. Kur mendon këtë situata dhe sot ku janë shqiptatët në rrugët e Europës, pavarësisht se nuk kanë realizuar idealet e tyre. Por ata bënë një mrekulli, por edhe këto 25 vite kanë bërë një mrekulli në rrugën e lirisë. Sot ata janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë. Në këtë kontekst, këto 25 vitet kanë qenë më të bekaurat pavarësisht vështirësisve. Kanë qenë vitet e lirisë”, u shpreh Berisha.

 

ME TE LEXUARAT