Shkodër, mblidhet Komisioni i Etikës, prindërit: Ktheni në punë mësuesen që rrahu nxënësin

Aktualitet

Ministria-e-Arsimit3Diten e sotme pritet qe ne Shkoder te mblidhet stafti pedagogjik dhe Keshilli i Etikes ne Drejtorine Arsimore per te shqyrtuar rastin e mesuese qe u filmua duke rrahur nxenesin ne klase.

Para kesaj mbledhje prinderit e nxenesve kane dale serish ne mbrojtje te mesueses Suela Pirani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stafi i shkolles dhe prinderit e nxenesve kane dale ne mbrojtje te mesueses se akuzuar duke kerkuar qe ajo te kthehet ne pune.

"Nuk ka pasur asnjehere raste te tilla dhune nga mesuesja e cila profesionalisht eshte nje nga me profesionistet ne profilin e saj pasi vetem pak kohe me pare ka fituar edhe Olimpiaden e Matematikes", kane thene anetaret e stafit pedagogjik ne Shkoder.

Javen e kaluar publikimi i pamjeve te fimuara ne klase gjate rrahjes se nxenesit nga mesuesja, solli pezullimin nga detyra te kesaj te fundit.

Ngjarja ka ndodhur ne oren e Matematikes ne shkollen 9-vjecare "Prek Gjoni" ne zonen e Bajzes ne Malesi te Madhe.

ME TE LEXUARAT