Shehu: Politika jonë e jashtme me “kokë poshtë”

Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri në Luftën e Dytë në territorin tonë.

Shehu shkruan se, politika jonë e jashtme është me kokë poshtë, ndërsa lidhur me çështjen e marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë deputeti demokrat shkruan se, ” Marrëveshjen e mëparshme, që ishte një marrëveshje normale dhe brenda parimeve të të drejtës ndërkombëtare, Z.Rama spekulivisht e anatemoi si një akt “tradhëtie”!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja postimi i plotë:

POLITIKA E JONE E JASHTE ME “KOKE POSHTE”!

Qeveria nxjerr vendimin per procedimin me ngritjen e “Varrezave te Ushtareve Greke te Vrare ne Luften e Dyte” ne territorin tone, duke aplikuar keshtu nje angazhim te qeverise se mepareshme Berisha.

Mbasi e bllokoi kete angazhim racional e te nevojeshem per mbi kater vite radhazi, Rilindja u kthye aty ku ishim.

Ne fakt ky vendim i ri eshte edhe me i gjere ne territor se ai i vete qeverise Berisha.

E DYTA NE RADHE ESHTE CESHTJA E MAREVESHJES PER KUFIRIN DETAR ME GREQINE.

Mareveshjen e mepareshme, qe ishte nje mareveshje normale dhe brenda parimeve te te drejtes nderkombetare, Z.Rama spekullivisht e anatemoi si nje akt “tradhetie”!

E kam theksuar se dhe mareveshja e re nqs do te realizohet dhe duhet te realizohet, nuk do te ndryshoje ne thelb nga e para.

Ne fakt, nga sa degjova prej Ministrit Grek te Jashtem, e dyta mund te jete dicka me ndryshe nga e para… por perseri ndryshimi ne favor te pales greke!

Une i kam konsideruar e i konsideroj thelbesore maredheniet tona me Greqine, nje vend mik e strategjik ky, duke ngritur shqetesimin tim te thelle per aventurizmin politik te Qeverise sone, qe i shkaterroi ato maredhenie, duke i mbajtur ne “piken e ngrirjes” per mbi kater vite.

Kujt i sherbeu kjo gje e ku do ishim tashme me keto maredhenie, nqs do te vazhdohej me ritmet e konsolidimit te tyre si deri me 2013, nivel ku aspirohet te kthehemi sot.

NE VEND QE POLITIKA E JASHTEME SOT TE SHIKONTE PERPARA E LART, ESHTE E DETYRUAR TE SHIKOJE NGA E KALUARA E KOKE POSHTE.

ME TE LEXUARAT