Koalicioni kundër ISIS/ Xhaçka: Shqipëria, e angazhuar në kuadër të forcimit të paqes dhe sigurisë në botë

Aktualitet

Koalicioni kundër ISIS/ Xhaçka: Shqipëria, e angazhuar në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë ditën e sotme, në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS.

Takimi u mbajt  në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Përfaqësues të lartë të 73 vendeve anëtare në Koalicion u shprehën se do të angazhohen më tej, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Kombet e Bashkuara dhe me organizata e partnerë të tjerë ndërkombëtarë, në aspektin financiar dhe humanitar për të krijuar stabilitet dhe parandalimin e ringjalljes së ISIS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera Ministrja u shpreh se Shqiperia do të angazhohet maksimalisht në kuadër të forcimit të paqes dhe sigurisë në botë si dhe nxitjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit.

“Vendi ynë e ka luftën ekstremizmit të dhunshëm një ndër prioritetet tona gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar sot, u bëhet thirrje partnerëve në Koalicion që të jenë vigjilentë e të punojnë së bashku ndaj çdo forme të shfaqjes së rrezikut terrorist, në çdo rajon të botës, në zbatim të plotë të së drejtës ndërkombëtare.

 

ME TE LEXUARAT