PE diskuton sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë

Politikë

Parlamenti-Evropian-304x200Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian në Bruksel pritet të diskutojë sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Raporti njoftohet se do të diskutohet rreth orës 15:00 deri në orën 18:30.

Raporti i progresit për Shqipërinë i raportuesit për vendin tonë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein do të votohet ditën e martë më 14 prill, po në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Ndërsa raporti final do të miratohet zyrtarisht në seancën e Strasburgut nga data 27 dhe 30 prill.

Gjatë vizitës që pati në Shqipëri në muajin dhjetor, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, vuri theksin se palët politike duhet të kishin dialog të qendrueshëm mes tyre, duke mos u bërë pengesë në procesin e nisur të integrimit në Bashkimin Evropian.  Në thelb të raportit qëndrojnë 5 prioritet e vendosura nga BE për rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në familjen evropiane, mes të cilave gjyqësori i pavarur dhe lufta e krimit të organizuar e korrupsionit.

ME TE LEXUARAT