18 vjet sulm policor, kapet killeri i prostitutave, ja krimet e tij

Bota

reaper-634x445Policia thotë se ka mundur të arrestojë pas 18 – vitesh vrasësin serial rus, i cili dyshohet se ka vrarë brutalisht të paktën 17 prostituta. Pas vrasjes, ai i copëtonte viktimave trupin duke vizatuar shenja me gjakun e tyre dhe më i hidhte trupat në landfill.

Hetuesit thonë se falë ADN –së kanë bërë të mundur gjetjen e 51 – vjeçarit, një ish – oficer policie, i cili ishte arrestuar më parë si i dyshuar, rreth 10 vjet më parë, por më pas ishte lënë i lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas autoriteteve ruse, ai dyshohet si përgjegjës i vrasjes së të paktën 17 prostitutave, ndoshta edhe më shumë, vrasje të cilat janë kryer në qytetin Novosibirsk, nga viti 1998 deri në 2006 – ën.

I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, punonte në një stacion policie, ndërsa pas largimit nga forcat e rendit ai kishte punuar si taksist. Kjo dyshohet se është edhe koha kur ka kryer vrasjet.

Fqinjët e tij i thanë policisë se kishte qenë gjithnjë në person tepër i sjellshëm dhe një bashkëshort shembullor.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet se i vriste prostitutat pasi i paguante për të kryer marrëdhënie seksuale. Të gjitha viktimat kishin flokë të gjatë. Ato ishin të gjitha prostituta të moshës 19 deri 30 – vjeç dhe shumë prej tyre ishin të varura nga droga.

Gjatë 18 – viteve hetime, policia ruse thotë se ka marrë në pyetje më shumë se 3000 persona, në përpjekje për të identifikuar vrasësin.

ME TE LEXUARAT