Dështon kapja e Kelmend Balilit, policia bastis shtëpinë e vjehrrit të Eskobarit të Ballkanit

Aktualitet

Policia shqiptare ka kryer sot disa veprime operacionale me qellim kapjen e Klement Balilit. Personazhi i konsideruar ndryshe si Eskobari i Ballkanit, prej vitit te kaluar është një nga emrat më të kërkuar të policisë shqiptare.

Pasditen e te henes policia ka zbarkuar në shtëpinë e Avni Veizit, vjehrrit të Klement Balilit, banues në Delvinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivat e policise mesohet se kanë hyrë në banesë pavarësisht se aty nuk kishte njeri, dhe kanë bërë kontroll në të gjithë shtëpinë.

Vetë familjarët janë shprehur të revoltuar për këtë kontroll, sipas tyre të pa lajmëruar më parë nga ana e policise. Deri tani nga viti i kaluar, kane deshtuar kater tentativa te policise se shtetit per kapjen e Klement Balilit.

Ai akuzohet per trafikim sasish te medha droge ne Greqi, Belgjike, Gjermani e Angli ndersa deri nje vit me pare ishte drejtor i sherbimit te transportit ne Sarande./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT