Shkencëtarët gjejnë shkaqe të reja për prekjen nga kanceri

Teknologji

shkencetaret_12Të sëmuresh me kancer, në shumë raste është vetëm çështje e fatit të keq dhe jo e mënyrës së jetesës.

Ky është përfundimi në mënyrë të përmbledhur i një kërkimi të kryer nga Shkolla e Mjekësisë, në universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimi është publikuar në revistën e famshme “Science” dhe është hartuar bazuar në modele matematike, duke analizuar 31 lloje të ndryshme tumoresh.

Sipas shkencëtarëve, dy e treta e tumoreve shkaktohet nga mutacione gjenetike rastësore dhe nuk kanë të bëjnë me vese si për shembull tymosja e duhanit. Ndërsa pjesa tjetër e njerëzve që sëmuren, e kanë nga stili i jetës që bëjnë ose nga trashëgimia.

Por mjekët e Xhon Hopkins paralajmërojnë se ky studim nuk e mohon faktin që vese si duhani, alkooli dhe të tjera, janë shkak për shumë sëmundje.

Vetëm tymosja e duhanit shkakton 20 për qind të tumoreve te njerëzit, në shkallë globale.

ME TE LEXUARAT