Kokëdhima lobon në SHBA: Kanabisi shqiptar i cilësisë së lartë, ta legalizojmë

Aktualitet

kocoDeputeti socialist Koço Kokëdhima është duke lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për legalizimin e kanabisiti në Shqipëri.

Kokëdhima ka hedhur publikisht tezën e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Kokëdhima ka nisur lobimin në Kongresin Amerikan, ku është takuar me anëtarët e Komisionit të Kongresit për Çështjet Euroaziatike.

“Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, shumë të njohur në Europë”, mësohet të ketë thënë Kokëdhima, deputet i PS në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai po lobon që kanabisi shqiptar të eksportohet drejt Amerikës. Sipas tij Shqipëria prodhon një kanabis me cilësi të mirë dhe kosto shumë të ulët dhe do të ishte mirë që kjo bimë të shitej në mënyrë të legalizuar te amerikanët se sa tek trafikantët.

ME TE LEXUARAT