EMRI/ Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tepelenë, pranga 60-vjeçarit

Aktualitet

Policia ka sekuestruar 10 kg kanabis sativa në banesën e një 60 - vjeçari në Tepelenë.

Siç bën me dije Policia në pranga ka rënë shtetasi Ismail Guma, 60 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Droga u sekuestruar mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Ismail Guma, në fshatin Luzat, Tepelenë kishte lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT