OSHEE, skema për debitorët: Ulen kamatëvonesat nëse paguan para afatit

Aktualitet

osheeNga kjo e enjte, ata abonentët qe nuk arritën te lidhin ne kohe aktmarrëveshjen e re me kompaninë e energjisë elektrike, tashme nuk do te përfitojnë ulje deri ne 80 % te kamatëvonesave. 16 korriku shënon rikthimin ne fuqi te 4 skemave për debitorët e energjisë elektrike.

Skemat parashikoje reduktim deri ne 50 % te kamatëvonesave ne rast se abonenti paguan para afatit detyrimin. Shlyerja e borxheve parashikohet te kryhet me këste qe nisin nga 6, 12, 24 dhe 36 te tilla. Zbritja e kamatëvonesës do te realizohet ne pagesën e këstit te fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aplikimi i skemës lehtësuese është i ndryshëm ne varësi te shumes se detyrimit. Nga 1.2 milion abonentë qe ka kompania e energjisë, rreth 200 mije prej tyre klasifikohen si problematike ne pagesa. Shtrirja e tyre gjeografike është kryesisht ne zonat veriore, por nuk mungojnë edhe ne Tirane dhe Durrës, raporton Vizion Plus.

Qeveria u detyrua qe te shtyje dy here afatin e përcaktuar me qellim qe qytetaret te ndërgjegjësohen per te paguar energjinë e elektrike, duke arritur te përfitojnë ne uljen e shumes totale. Por sipas te gjithës gjasave, pas 16 korrikut, nuk parashikohet te ketë me shtyrje.

SKEMA 1

Pagesë më 6 këste e detyrimit për kontratë që arrin shumën deri në 100 mijë lekë

Në rast se abonenti zgjedh ta paguajë detyrimin në 1/3 e afatit (pra, brenda 2 muajve nga 6 që është gjithsej skema), atëherë i reduktohet me 50% kamatëvonesa.

Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit

SKEMA 2

Pagesë më 12 këste e detyrimit për kontratë që arrin shumën deri në 300 mijë lekë

Në rast se abonenti zgjedh të paguajë detyrimin më afat deri në 1/4 e tij (pra brenda 3 muajve), u ulet me 50% kamatëvonesa.

Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit

SKEMA 3

Pagesë më 24 këste e detyrimit për kontratë që arrin shumën 600 mijë lekë

Në rast se abonenti zgjedh që ta paguajë detyrimin më afat deri në 1/6 e tij (pra brenda 4 muajve), u ulet me 50% kamatëvonesa.

Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit

SKEMA 4

Pagesë më 36 këste e detyrimit për kontratë që tejkalon shumën 600 mijë lekë.

Në rast se abonenti zgjedh ta paguajë detyrimin më afat deri në 1/8 e tij (brenda 5 muajve) përfiton ulje me 50% të kamatëvonesës.

Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit

ME TE LEXUARAT