Prapaskenat e Juve-Milan, cfarë s’u pa në TV, nga “provokimi” i Donarumma-s, te sulmi fizik i Bacca-s

Sport
Prapaskenat e Juve-Milan, cfarë s’u pa në TV, nga

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit u mbyll mes shumë polemikash sidomos në fundin e saj ku u akordua një penallti në favor të bardhezinjëve në minutat e fundit të kohës shtesë edhe pse ajo kishte mbaruar, por situata e acaruar në fushën e lojës vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes. Kuqezinjtë ishin të zemëruar pas golit të Paulo Dybalas që u shënua nga pika e bardhë për 2-1.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gianluigi Donnarumma u largua nga fusha drejtuar nga tifozët e Juventus duke puthur stemën e Milanit në fanellë dhe është dëgjuar duke thënë: “Kjo nuk është e mundur, pse gjithmonë atyre”. Një “provokim” i Donnarummas që i mbyll plotësisht derën juventinëve të cilët e duan aq shumë në ekipin e tyre si zëvendësuesin e Buffon.

Por një situatë e pakëndshme ndodhi edhe mes Bacca dhe gjyqtarit të ndeshjes kur në përfundim të takimit kur po largohej nga fusha dhe të futej në dhomat e zhveshjes gjyqtari u sulmua nga Bacca po ndërhyrja e Montella shmangu një situatë që mund të agravonte shumë më keq. Montella ndali Bacca që të sulmonte fizikisht gjyqtarin Davide Massa dhe trajneri italian ka kërkuar falje për gjestet e sulmuesit kolumbian.

“Çdo njeri ka interpretimin e tij dhe dua të kërkoj falje për gjendjen në fund, pasi kjo është e pafalshme sidomos veprimi i Bacca. Gjyqtari Massa më tha se merr përgjegjësinë për penalltinë e dhënë. Unë i thashë se ishte shumë larg për ta parë atë që ndodhi. Unë nuk preferoj të flas për gjyqtarët, edhe pse është e vështirë në këso situatash”, tha Montella për Mediaset Premium.

“Ankesa nuk të çon askund, është e kotë. Duhet të fokusohemi, të jemi të qetë, dhe duhet të pranojmë se gjytarët gabojnë. Ne vetëm mund të shpresojmë që gabimet të shkojnë në favorin tonë. Por, nuk dua të flas për gjyqtarët”, ka thënë Montella.

ME TE LEXUARAT