Shqipëria mund të ketë një marinë jahtesh supermoderne

Soft

jahti-sarandeShqipëria do të mund të ketë për herë të parë një strukturë moderne portuale për jahtet. Kompania londineze e jahteve Charterworld shkruan se së shpejti do të nisë ndërtimi i Porto Albania, projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili ka arritur të sigurojë dokumentet e nevojshme nga qeveria.

Ky do të jetë porti i parë ndërkombëtar i jahteve në Shqipëri që do të përmbushë standardet europiane për të strehuar rreth 720 anije me gjatësi deri në 75 metra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendodhja e favorshme gjeografike do të rrisë ndjeshëm popullaritetin e saj, kundrejt konkurrentëve të drejtëpërdrejtë siç është Mali i Zi dhe Kroacia, por edhe destinacioneve turistike, si Greqia dhe Italia.

Porti është pjesë e një projekti të madh që do të përfshijë edhe ngritjen e strukturave akomoduese në tokë, si : hotele, rezidenca, vila, dyqane tregtare, por edhe restorante, kafene, fusha golfi, spa dhe facilitete të tjera sportive.

Ky është një investim që menaxhohet nga kompania zvicerane FINSEC Ltd Zug, në bashkëpunim me atë shqiptare FINSEC Port SHA Tirana. Charterworld shkruan se të dy kompanitë po punojnë për të krijuar një destinacion të veçantë në rajon.

Anëtari i bordit i kompanisë FINSEC, Peter Ruckstuhl thotë se: “Porti i jahteve është faza e parë e planit tonë të investimeve. Parashikohet që të shtrihet në 170 hektarë dhe të ketë hacilitete, si: hotel, spa, fusha golfi, etj. që do të ndërtohen”.

Por, ekspertët e këtij sektori thonë se Shqipëria nuk ofron kushte për të zhvilluar turizmin luksoz të jahteve pasi nuk ka infrastrukturë mbështetëse në tokë, siç janë hotelet, resortet etj. Mali i Zi vlerësohet si një nga destinacionet më infrastrukturën më moderne të ankorimit të jahteve. monitor

ME TE LEXUARAT