Një këshillë për Tom Doshin nga Izet Haxhia për hakmarrjen ndaj Metës

Politikë

izet haxhiaIzet Haxhia vazhdon të ndjek me interes çdo ngjarje në Shqipëri.

Këtë herë përmes një statusi në Facebook ai komenton telenovelën “Doshi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-trupëroja e Berishës shquhet për batutat e tij të drejtpërdrejta dhe nuk zhgënjen as këtë herë duke e parë ndodhinë nga një optikë krejt tjetër dhe i shton më shumë kolorit filmit të radhës në parlament.

Haxhia e këshillon Tom Doshin që nëse ky i fundit pretendon që Meta paskërka paguar para për ta vrarë sipas kanunit duhet edhe Toma të bënte të njëjtën gjë dhe mos të ankohej më keq se gratë tek Rama dhe Tahiri.

Haxhia i ka kujtuar kanunin Tomës me ironi meqë është edhe me origjinë në anët ku Kanuni është ende në fuqi në Malësinë e Shkodrës.

Mbrëmë në Top Story Tom Doshi tha se Ilir Meta ishte në gjak me të.

Një deklaratë e fortë dhe me siguri shokuese për çdo të huaj e shqiptarë që e dëgjon në ditët e sotme moderne në dukje.

ME TE LEXUARAT