Meta në Çorovodë, ish presidenti Moisiu shpallet “Qytetar Nderi”

Politikë

metaIsh-Presidenti Alfred Moisiu u nderua sot nga bashkia Çorovodë me titullin “Qytetar Nderi”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili vlerësoi rolin e z. Moisiu në postin e Presidentit dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Kryeparlamentari Meta tha se Moisiu u bë president i qytetarëve dhe i njerëzve të thjeshtë. “Si President ai u udhëhoq nga interesi kombëtar dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve”, tha ai.

Meta vlerësoi rolin e tij për anëtarësimin e vendit në NATO, si dhe kontributin e shquar për shqiptarët në Kosovë e kudo.

ME TE LEXUARAT