Inaugurimi i godinës së Bankës së Shqipërisë, nuk ftohet në ceremoni ish–Guvernatori Ardian Fullani

Aktualitet

rama-fullaniËshtë zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremonia e inagurimit të rikonstuksionit të godinës së Bankës së Shqipërisë.

Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte mungesa e ish – Guvernatorit, Ardian Fullani, i cili nuk është ftuar të marrë pjesë, megjithëse është një nismëtar i rikonstruksionit të saj dhe ishte në detyrë deri pak muaj para përfundimit të plotë të punimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aktivitet morën pjesë Kryeministri Rama, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatori Sejko.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se investimi për Bankën e Shqipërisë nuk është luks, por një investim në kohën e duhur për t’i dhënë këtij institucioni pamjen dhe rëndësinë që i takon./klan

ME TE LEXUARAT