Televizioni serb improvizon intervistë me imituesin e Edi Ramës

Politikë
Televizioni serb improvizon intervistë me imituesin e Edi Ramës

Emisioni me satirik “24 minuta me Zoran Kesiq” është njëri ndër emisionet më të shikuara në Serbi, si kritikë e ngjarjeve që kanë ndodhë gjatë javës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në emisionin e tij, enkas për natën e vitit të ri, gazetari Kesiq së bashku me aktorin e njohur serb Sergej Trifunoviq kanë “improvizuar” një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Aktori Trifunoviq duke luajtur rolin e Edi Ramës në këtë emision ka folë në gjuhën shqipe.

-Mirëmbrëma, Kosova është e pavarur. Ju faleminderit që më keni ftuar, ka thënë “Edi Rama”, transmeton presheva.com.

Gazetari Kesiq duke sqaruar se mardhëniet shqiptaro-serbe kanë qenë gjithnjë të këqia, andaj edhe ka shtruar pyetjen, se mund të jetë situata edhe më e keqe se kjo tani.

-Natyrisht, unë jam optimist përkundër heshtjes dhe mungesës së çfardo lloj komunikimi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, besoj që së bashku mund të gjejmë mënyrë që të krijojmë mardhënie të këqia, mardhënie shumë të këqia, të bazuara në jotolerancë, provokime, fyerje dhe grindje..ka thënë ai, transmeton presheva.com. presheva.com/

ME TE LEXUARAT