Basha: Imazhi i institucioneve shqiptare po damkoset nga trafiku i drogës

Politikë

basha144Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi për rrëzimin në Spanjë të një helikopteri me drogë që drejtohej nga një major i ushtrisë shqiptare.

“Perfshirja e efektivit te FA ne trafikun nderkombetar te droges ashtu si avionet e droges nje vit me pare ne aeroportin ushtarak te Gjadrit, njollosin rende emrin e Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shqiperise ne arenen nderkombetar”, shkruan Basha në faqen zyrtare në FB.

Sipas tij, paaftesia per te zbuluar trafikun ne zemer te vendit dhe te institucioneve tradhton syshkeljen qeveritare ndaj narkotrafikut.

“Keto fakte dhe pasioni per emerimin e boseve te krimit dhe droges ne parlament, qeveri dhe administrate publike jane kembanat e perballjes me kriminalizimin e shtetit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo eshte fytyra e te keqes, qe te gjithe se bashku duhet ta shkulim me rrenje”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT