Horrori në Vlorë, pas kokës së prerë, gjenden dhe pjesë të skeletit të trupit

Aktualitet

Një ditë pas raportimit të gjetjes së kokës së prerë të nëj njeriu, mësohet se policia ka gjetur dhe pjesë të tjera nga trupi. Nga burimet tregohet se janë gjetur gjymtyrët e poshtëm të një skeleti, jo shumë larg vendit ku u gjet dje koka, në fshati Karbunarë të Vlorës.

Ishin banorët e zonës ata që vunë re dje një kokë njeriu të prerë, e ndarë nga trupi. Pas marrjes së njoftimit, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për gjetjen e plotë të trupit dhe identifikimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Koka u gjet në një parcelë, ndërsa ka një vrimë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një plumb. Mendohet se ajo ishte hedhur atje qëllimisht, pasi në periudhat e dimrit në këto zona nuk ka thuajse fare lëvizje. Nisur nga gjendja e dekompozuar e kokës së prerë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth tre muaj më parë.

Një tjetër dyshim është se personi mund të jetë vrarë diku tjetër, dhe koka mund të jetë shkëputur nga kafshët e egra. Koka e gjetur është dërguar për ekzaminim, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e pjesëve të tjera të trupit të viktimës. Sakaq, Policia ka nisur hetimet edhe për rastet që janë denoncuar persona të zhdukur, për të arritur në identifikimin e viktimës.

ME TE LEXUARAT