Hitzfeld: Shaqiri e Xhaka nuk do të luajnë për Kosovën

Sport

xhaka-shaqiriOttmar Hitzfeld, ish trajneri i Zvicrës, nuk mendon se Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka do të luajnë për Kosovën.

Pranimi i Kosovës në UEFA është bërë temë debati edhe në Zvicër, të cilin vend e përfaqësojnë yjet kosovar si: Valon Behrami, Xhedan SHaqiri e Granit Xhaka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA ka filluar t’i frikësoj zvicëranet se mund të mbesin pa lojtarët e lartpërmendur.

Por, ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld nuk mendon se Shaqiri e Xhaka do të luajnë për Kosovën, përcjell Express.

“Së pari duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendos Kongresi i FIFA-s dhe më pas do të vendosin nëse lojtarët që kanë luajtur për një vend tjetër, mund të luajnë tani për tani për Kosovën, apo pas dy ose pesë vitesh”, tha në fillim Hitzfeld për Blick.

“Kombëtarja është e paprekur, është krijuar atmosferë e mirë. Ata janë të lumtur kur e shohin veten e tyre aty. Janë rritur që nga fëmijëria së bashku, prandaj jam i bindur se Xherdani dhe Graniti do të vazhdojnë me Zvicrën”, shtoi trajneri gjerman.

“Unë mund ta imagjinoj se sa të vështirë e kanë ata. Kjo është si të jesh në familje dhe të diskutosh për fëmijën tuaj. Të luaj për rrënjët e tua, apo për vendin ku je rritur. Është çështje e ndërgjegjes tuaj. Nëse ata i kushtojnë vëmendje karrierës së tyre, me Kombëtaren zvicerane shanset i kanë për suksese më të mëdha. Nëse zgjedhin Kosovën, kjo është gjë emocionale”, u shpreh Hitzfeld.

ME TE LEXUARAT