Italia: Saimir Tahiri gënjeu, ishte nën hetim për trafik droge

Aktualitet

Mediat italiane i janë kthyer sërish cështjes së Habilajve dhe të përfshirëve në këtë dosje.

Duke iu referuar Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm në Shqipëri, gazeta italiane shkruaj se në shtetin italian ka pasur hetime për trafik drogë në ngarkim të ish-ministrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas arrestimit të trafikantit, i cili tani rrezikon 18 vjet burg, në Shqipëri nisi një hetim i gjatë për Tahirin. I akuzuar nga Prokuroria për Krime të Rënda e Tiranë për mbulim të biznesit të Habilajve në shkëmbim të përfitimeve personale.

Por nëse në Shqipëria çështja mbetet e hapur me tre oficerë policie në arrati, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Catanian, ku ish-ministri ishte përfshirë në listën e të hetuarve më 27 tetor 2017, por prokuroria kërkoi arkivimin më 15 mars të këtij viti.

Më 5 tetor u firmos nga gjyqtarja Loredana Pezzino. Tri ditë para se të përfundonte nën lupën e hetuesve italianë, Tahiri nxori një dokument me autenticitet të dyshimtë me të cilin tregonte se nuk kishte hetime për të në Catania.

Më të vonshme janë deklaratat e bëra nga Nazer Seiti. I vetmi nga të hetuarit që u arrestua në Shqipëri për t’u ekstraduar më pas në Itali. Ai akuzohet si financieri i grupit dhe për të qarkulloi edhe lajmi fals për gjasme bashkëpunim me drejtësinë.

Në proces-verbalin e dëshmisë së tij, Seiti tregon si transportoheshin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri. ‘I fshihnim në kuti detergjentësh dhe pastaj i çonim me traget’. I hetuari megjithatë e përjashton përdorimin e Audi A8 që ka qenë pronë e Tahirit. Makina përfundoi në qendër të një skandali sepse efektivisht iu shit nga Tahiri, me sa duket në të zezë, vëllezërve Habilaj.

Një kapitull më vete, që del nga dëshmitë, është ai i lidhur me një seri fotografish që iu tregohen të hetuarve, me kërkesën për t’iu vënë një emër e mbiemër personave në to. Midis atyre që janë identifikuar janë edhe disa persona të papërfshirë në këtë hetim, por që duhet të kenë pasur rol në trafikun e drogës, në veçanti në provincat e Siracusës e Ragusës”- shkruan media italiane Meridionews.al.  /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT