Tjetër tërheqje nga lista e PD në Shkodër, Bushati: Nuk kandidoj për hir të....

Aktualitet

Vazhdojne terheqjet nga lista e kandidateve te PD ne Shkoder. Ne menyre te papritur, kandidati Helidon Bushati, i vendosur i katerti ne liste ne Shkoder, ka deklaruar terheqjen nga gara.

Ne nje postim ne faqen e tij zyrtare, ai thekson se po e ndermerr kete veprim per te miren e PD. Bushati eshte terhequr nga gara pas vendimit qe mori edhe kreu i PD ne Shkoder Ramiz Cobaj qe dha doreheqjen pasi u vendos nga Basha ne vendin e 8 ne liste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja cfare shkruan Bushani ne FB: Të dashur miq

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

FITORE!

ME TE LEXUARAT