Nasim Haradinaj arrestohet nga EULEX duke hyrë në televizion

Kosovë&Rajon
Nasim Haradinaj arrestohet nga EULEX duke hyrë në televizion

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e një televizioni kur është ndaluar nga policia e EULEX-it.

Ai ishte i ftuar në emision që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK’së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.

“Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX’it.

https://streamable.com/unaftz

ME TE LEXUARAT