Operacioni, arrestohen tre hakerat, vodhën 139 mijë euro me ndërhyrje kompiuterike

Aktualitet

forca-speciale-policiPolicia e shtetit njoftoi se është arritur të finalizohet operacioni "AIR-MONEY" ku janë arrestuar tre persona të akuzuar për vjedhjen e 139 mijë eurove me anë të ndërhyrjes kompiuterike.

Sipas policisë, më datë 18.03.2015, Strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor "AIR-MONEY", me arrestimin e shtetasve:

• Fabian Kuqi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Marsen Vathi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

• Elvi Memaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre është bërë në vijim të hetimeve proaktive 2 mujore, të kryera nga punonjësit e Sektorit për Krimet Kompjuterike, në funksion të procedimit penal nr. 620 viti 2015, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për arsye se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të përftojnë në mënyrë të paligjshme transfertat bankare përkatësisht në shumat prej 100.000 Euro dhe 39.000 Euro, nëpërmjet kartave të tyre bankare të lëshuara nga dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Transfertat bankare të paautorizuara janë kryer në si pasojë e ndërhyrjeve kompjuterike të paligjshme në sistemin kompjuterik të pagesave elektronike të kompanisë më të madhe të fluturimeve në Belgjikë “B.A.”, duke dërguar këto fonde si “rikthim pagesash” të cilat nuk ekzistojnë të justifikuara nga të arrestuarit si të rregullta dhe të ligjshme.

Në këtë aktivitet kriminal implikohen dhe persona të tjerë, me banim jashtë Shqipërisë për të cilët Policia e Shtetit dhe Prokuroria, do të bashkëpunojë me autoritetet homologe të vendeve përkatëse, për vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë pjestarëve të grupit kriminal

Gjatë arrestimit dhe kryerjes së veprimeve proceduriale, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale sendet e mëposhtëme, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale:

3 Laptop

1 desktop

5 aparate telefonik Iphone

4 aparate telefonik të tjerë

8 karta bankare

1 kartë plastike me shirit magnetik

1 kartë SIM belge

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 143/b dhe 287 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT