Grupi Parlamentar i PS diskuton të hënën për akuzat e Tom Doshit

Politikë

tomGrupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të diskutojë të hënën mbi këtë ngjarje, në një mbledhje jashtë radhe. I kontaktuar nga TV Klan, kreu i grupit Gramoz Ruçi nuk pranoi të flasë për çështjen, por la të kuptohet se ajo do të jetë pjesë e diskutimeve.

Deklaratat e të enjtes së Doshit duket se janë diskutuar mes tij dhe Kryeminstrit Rama gjatë vizitës zyrtare që ata zhvilluan për dy ditë me radhë në Bukuresht. Në radhët e socialistëve është diskutuar edhe mundësia e përjashtimit të Doshit nga grupi dhe partia, po kjo me gjasë nuk do të ndodhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti i Shkodrës pati një ditë më parë një takim me Ministrin e Brendshëm në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë.

Në media flitet për një takim të tensionuar, si rrjedhojë e akuzave të Doshit dhe komenteve të Tahirit, që i quajti ato si shpifje.  Të enjten, Doshi, në deklaratën e tij publike foli për emërime nepotike edhe në polici.

ME TE LEXUARAT