Reagimi/ "Grabitja në Rinas s'mund të ndodhte pa bashkëpunimin e Policisë"

Aktualitet

berishaaaIsh-Kryeministri Sali Berisha duke komentuar mbi grabitjen e paprecedentë të ndodhur në aeroportin e Rinasit, akuzon se Policia është bashkëpunëtore.

Sipas Berishës, “kjo vjedhje nuk mund të ndodhte kurrë pa një bashkëpunim të ngushtë”, me Policinë e Shtetit, dhe shton se grabitja ka ndodhur një ditë pas shtimit të sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i Sali Berishës:

Siguria ne duart e maskave!!

Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e aeroportit te Rinasit.

Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona.

Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit. Vjen nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.

Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit! sb

ME TE LEXUARAT