Gjobëvënie në Tiranë, arrestohen 4 autorët, mes tyre miku i Shullazit

Aktualitet

pajtim-serjaniKatër persona u arrestuan mbrëmjen e të martës nga policia e Tiranës me akuzën e gjobëvënies ndaj nje biznesmeni qe zoteron nje kompani kafeje.

Mes të arrestuarve thuhet se është edhe shtetasi Pajtim Serjani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit.

Pajtim Serjani me tre persona te tjere mesohet se i kane vene gjobe nje biznesmeni qe ka denoncuar ngjarjen ne polici disa muaj me pare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi eshte kryer mbremjen e te martes, pasi policia kontrolloi levizjen e te dyshuarve kur shkuan te merrnin parate.

Sipas te dhenave te hetimit, shtetasi Pajtim Serjani bashke me grupin e te akuzuarve te tjere i kane vendosur gjobe biznesmenit duke i kerkuar nje perqindje nga fitimet e tij vjetore.

ME TE LEXUARAT