PD, Tabaku: Qeveria i mbulon skandalet me gënjeshtra

Politikë

tabaku15Deputetja e PD për Tiranën, Jorida Tabaku reagoi pasditen e së premtes ndaj deklaratës së kolegut socialist Ervin Bushati, per ceshtjen e mungesës se të ardhurave në buxhet.

“U bë zakon tashmë që korrupsionin dhe abuzimet t’i mbulojnë me gënjeshtra. Është fakt që vetëm në muajin korrik mosrealizimi i të ardhurave është 25 milionë dollarë, duke e çuar në shifrën rekord 160 milionë dollarë mosrealizimin e të ardhurave, që ka ardhur si rrjedhore e rritjes së taksave, informalitetit, korrupsionit e abuzimeve”, ka deklaruar Tabaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, deputeti Bushati, që ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, e di më mirë se kushdo që në vitin 2011 u gjetën në Bashkinë e Tiranës 80 milionë dollarë borxhe dhe vetëm 1.4 milionë në llogarinë e bashkisë vetëm për pagat e një muaji.

“Siç duket, rritja e borxhit në shifrat alarmante të 74% të GDP-së dhe rënia drastike e të ardhurave do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe duket se qeveria nuk ka ndërmend të ndërrojë kurs”, ka thënë Tabaku.

ME TE LEXUARAT