Transporti ndërqytetars, miratohet ligji i ri: S'do të ketë më furgona

Aktualitet

furgone_stacion-560x300Furgonat do të dalin nga qarkullimi dhe nuk do të përdoren më për transportin ndërqytetas. Kjo, pasi Kuvendi miratoi dje ligjin e ri për transportin publik. Sipas këtij ligji, furgonat do të përdoren vetëm për transport brenda bashkive dhe jo mes rretheve.

Teksa tani presupozohet se do të ketë vetëm autobusa, të cilët pritet të shtohen në numër, por edhe në cilësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, ligji i ri parashikon krijimin e terminaleve dhe madje parashikon që çdo tre vjet, ministria përkatëse të përcaktojë linjat dhe po ashtu edhe oraret e udhëtimit të këtyre autobusëve.

“Krijimi i këtyre shoqërive do të krijojë mundësinë e krijimit të flotave të transportit dhe ky është një kusht dhe predispozitë e rëndësishme e kësaj reforme. Me qëllim që të kemi një kalendar për rinovimin e flotës dhe brenda 5-6 viteve, sistemi ynë i transportit të ketë mjete të standardizuara dhe të sigurta që ofrojnë shërbimin që meritojnë qytetarët shqiptarë. Mos kini merak se asnjë operator nuk parashikohet të dalë nga tregu, të gjithë operatorët janë parashikuar të futen në shoqëri bashkiake, si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kanë investuar”, sqaroi ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, gjatë seancës së djeshme parlamentare.

ME TE LEXUARAT